Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shkëmbi i trembet Laçit: Për vendin e parë meritat i kanë lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëmbi i trembet Laçit: Për vendin e parë meritat i

Teuta e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është duke zhvilluar një kampionat pozitiv, teksa e gjejnë veten në vendin e parë të renditjes me 15 pikë. Durrsakët kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit ku kanë pësuar vetëm 3 gola, ndërkohë shënojnë po pak vetëm 7 të tillë. Në prag të sfidës ndaj Laçit, në transfertë, tekniku i skuadrës Shkëmbi ka folur mbi rrezikshmërinë që paraqesin kundërshtarët e tij në mesajvë.

 "Me Laçin do të jetë një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh kundërshtarin. Është rival i fortë, pavarësisht rezultateve jo të mira deri tani. Laçi ka një ekip të kompletuar, shumë të mirë. Për më tepër, në fushën e tij është e vështirë ta mundësh. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin tonë për të marrë rezultatin që duhet", u shpreh Bledi Shkëmbi.

Golat me "pikatore"

 "Jam i kënaqur me çfarë dha ekipi kundër Flamurtarit. Luajtëm gjithë kohën në sulm, por nuk është e lehtë të shënosh shumë gola në futbollin e sotëm. Fitorja vlen mbi gjithçka. Nuk jam shumë dakord që ishte vetëm një inkursion i Kallakut. Vërtetë ishte një perlë e tij, një veprim teknik për t'u admiruar, por derisa u shënua goli kemi pasur 22 pasime. Topi nisi nga portieri dhe shkoi deri aty. Flamurtari nuk ishte aq i dobët, siç mund të duket në letër", tha Shkëmbi.

Loja e zhvilluar nga Teuta:

 "Nuk më pëlqen të bëj gabimet që bëjnë të tjerët, që të them se, kur kam luajtur unë, futbolli ishte më i mirë. Nuk e kemi problem fantazinë te Teuta, pasi luajmë me Kallakun. Ai e bën shumë mirë këtë detyrë, por kemi edhe Avdylin", shtoi Bledi Shkëmbi.

Sulmuesit:

"Nuk më vjen mirë që kjo ndodh. Ata bëjnë maksimumin në stërvitje, punojnë shumë, ndaj vazhdoj të besoj se do të rikthehen te golat. Patjetër, sulmuesit do të jenë një ndihmë e madhe për ekipin", tha Shkëmbi

Teuta në vend të parë:

"Këtu punohet me dëshirë të madhe për rezultate të mira. Nuk është meritë vetëm e stafit. Merita kryesore iu takon lojtarëve, që kanë uri për sukses. Kjo gjë më pëlqen dhe na ndihmon shumë ne si staf teknik", përfundoi Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga