
Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kastriotit në transfertë. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", Shkëlqim Muça analizoi këtë takim duke u shprehur se bardheblutë nuk ishin të qetë gjatë ndeshjes dhe lanë dy pikë shumë të rëndësishme. Sipas Muçës, Kastioti kishte zgjedhur një strategji të qartë për të marrë një barazim në këtë ndeshje dhe në fund ia arritën.
Barazimi i Tiranës? "Kastrioti bëri ndeshje për të marrë një pikë dhe ishte shumë e qartë në fushë në ato gjërat që bënte. Kishin strategji të qartë për të nervozuar lojtarët dhe ia arritën me Ngoo që nuk e mori veten deri në fund.
Tirana krijoi 2-3 raste dhe nuk I shfrytëzoi, nuk ishin të qetë gjatë gjithë lojës. Tirana ka humbur dy pykë të rëndësishme në këtë ndeshje. Ngoo dhe Seferi mund të luajnë të dy së bashku shumë mirë pasi plotësojnë njëri-tjetrit".