Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shkëlqente me PARTIZANIN, Eneo BITRI rikthehet në Shqipëri dhe prezanton “bishën” luksoze

Shkruar nga NEWSPORT

Eneo Bitri është rikthyer në Shqipëri në këto prag festash teksa ka bërë një postim në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi ka udhëtuar drejt Beratit, aty ka dhe vendlindjen e tij. Lojtari i Astanës nuk ka humbur kohë dhe duket se ka blerë një makinë super luksoze. Ai shfaqet brenda automjetit të tij duke treguar se gjendet në Berat.

Kujtojmë që sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Partizanit duke shkëlqyer me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Paraqitjet pozitive bënë që të katapultohej duke u transferuar te Astana në Azerbajxhan. Megjithatë interesin për kampionatin shqiptar s’e ka humbur, teksa herë pas here bën postime gjatë kohës kur ishte në vendin tonë.

Postimi i Eneo Bitrit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga