
Eni Imami ishte një afrimet e Skënderbeut në merkaton e janarit. Mbrojtësi u largua nga Tirana dhe firmosi në Korçë. Në një prononcim për "Supersport", Imami tregoi se çfarë e shtyu të largohej nga bardheblutë.
"Jam mirë me shokët e ekipit dhe me trajnerin. Pritshmëritë janë të mëdha dhe mezi po pres të filloj".
Pse zgjodhët Skënderbeun? "Sepse Skënderbeu u tregua i pari që më donte pavarësisht edhe Bylisit. Në fund i zgjodha edhe prej trajnerit Daja".
Largimi nga Tirana? "Deri para një muaj isha pjesë e Tiranës dhe nuk e mendova se gjërat do të vinin deri këtu. Për largimin tim mendoj se ndikoi ndryshimi i trajnerit dhe largimi i profesor Memes", u shpreh fillimisht lojtari.
Objektivi me Skënderbeun? "Mendoj të arrijmë kuotën maksimale të pikëve dhe të bëjmë më të mirën tonë. Dua t'i tregoj të gjithëve dhe dikujt që nuk kishte besim te unë që unë jam ky që jam. Ndaj Tiranës do të jetë zjarr, po jo vetëm ndaj Tiranës po ndaj të gjitha ekipeve", përfundoi Imami.