
Zinedine Zidane është larguar nga Real Madrid si një legjendë, pasi nuk humbi asnjë finale të luajtur dhe në 2 vite e gjysmë i solli kampionëve të Europës plot 9 trofe. Megjithatë tashmë në krye të Real Madrid është Julen Lopetegui, i cili që në ndeshjen e parë zyrtare, jo vetëm ka humbur një finale, por ajo që lë për të dëshiruar është se skuadra pësoi 4 gola. Asnjë herë një gjë e tillë nuk ndodhi për aq kohë sa Zidane drejtoi skuadrën.
Sezoni është shumë i gjatë dhe mbetet për t'u parë si do të shkojë aventura e ish-trajnerit të Spanjës te "Los Blansoc', por starti i tij lë për të dëshiruar.
Poll