
Antonio Conte dhe Hoze Mourinho u përplasën verbalisht gjatë ndeshjes Chelsi-Manchester United 1-0 e vlefshme për çerekfinalen e FA Cup.
Trajneri i Chelsit, Conte i ngriti zërin dhe iu afrua portugezit drejt pankinës së tij, ndërsa edhe ky i fundit nuk bëri prapa.
Por, sipas prestigjiozes "Marca", Conte dhe Mourinho janë përballur sërish mes tyre pas ndeshjes në korridoret e stadiumit "Stamford Bridge".
Situata mes dy personazheve kaloi gati në ekstrem, madje dy trajnerët ishin gati të përplaseshin fizikisht nëse nuk do të ndërhynte gjyqtari i ndeshjes dhe disa prej futbollistëve.
Poll