
Dje, Flamurtari nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në "Zeqir Ymeri", në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit përballë Kukësit.
Autori i golit të vetëm për Flamurtarin, Danilo Alesh ka komplimentuar skuadrën për lojën që zhvilloi, duke lënë të kuptohet se nuk ka mbetur i kënaqur nga rezultati, por që sipas tij ka qenë një rezultat pozitiv pasi skuadra pati vështirësi.
Futbollisti brazilian ka postuar një foto nga takimi në llogarinë e tij në Instagram pak minuta më parë, ku si diçiturë shkruan: "Për fat të keq nuk ishte rezultati që donim. Por edhe me kaq shumë vështirësi, kemi marrë një rezultat të mirë. Punë e mirë dhe urime të gjithëve për përkushtimin tuaj"
[gallery columns="1" size="full" ids="201173"]