
Herald Marku, i cili ka ditën e sotme ka shënuar 2 gola në fitoren 1-5 me Luftëtarin, është shprehur për "Supersport" se këtë triumf të madh nuk e besonin as vet.
"As ne nuk e imagjinonim. Jemi shumë të lumtur, na jep shumë moral sepse shënuam 5 gola. Prisnim një ndeshje finale, por në këtë mënyrë ishte e pabesueshme. Pas kësaj ndeshje besimi është akoma më i madh dhe ne do tregojmë që ne mund të mbijetojmë, kemi djem të rinj, cilësi dhe mensoj se mund të bëjmë shumë mirë. Devolli na ka sjellë një tjetër frymë në ekip dhe na ka ndihmuar shumë për të arritur këtë rezultat që morëm sot. Shpresoj që kjo të jetë fillimi që pritet nga unë. Për mua është shumë e rëndësishme të shënoj 2 gola dhe të marrim 3 pikë".