Palermo do luajë sezonin e ardhshëm në Seria B, me synimin e vetëm për të kapur elitën e futbollit italian. Siçilianët kanë një krah më shumë, pasi sheikët e “City Group” po kontribuojnë për të krijuar skuadër kompetitive.
Palermo e ka lënë pas fundin e futbollit italian. Tashmë që ndodhen në Seria B kanë nevojë për të zgjedhur trajnerin e duhur që do vazhdojë projektin ambicioz.
Për këtë është kontaktuar së fundmi trajneri Paulo Vanoli, i cili i bashkohet listës së gjatë të mundësive tregon “tuttomercato.web”. Vanoli do bashkohej me Palermon pasi ishte 1 vit në krye të Spartakut të Moskës.