Padiskutim Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë qenë lojtarët më protagonist në fitoren që Zvicra siguroi ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Shaqiri u mbylli gojën të gjithëve, teksa “pushtoi” Serbinë me golin e shënuar, ku edhe pse iu ishte ndaluar festimi me simbolin e shqiponjës të bërë me duar, bashke me Xhakën bënë një tjetër shqiponjë.
Por ky gol nuk ishte i veçante vetëm pse erdhi ndaj Serbisë, por ky realizim e vendos ish-lojtarin e Liverpool përkrah dy yjeve të futbollit, si Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Xherdan Shaqiri është një nga tre lojtarët që ka shënuar në secilin nga tre turnet e fundit të Botërorit – dy të tjerët janë pikërisht Messi dhe CR7. Një statistikë e veçantë kjo për lojtarin shqiptarë, i cili ia ka dalë më së miri të bëjë detyrën e tij në fushën e lojës, sa herë që është thirrur në “aksion”.
3 – Xherdan Shaqiri is one of three players to score at each of the last three World Cup tournaments – the others are Cristiano Ronaldo and Lionel Messi. Podium. pic.twitter.com/YUA8SCbown
— OptaJoe (@OptaJoe) December 2, 2022