
Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpool. Lojtari shqiptar nuk ka patur hapësira këtë sezon, teksa në shumë ndeshje, ka qëndruar në stol.
Në këto kushte, e vetmja zgjidhje mbetet kalimi në Serie A. Dy nga ekipe italiane që kanë shfaqur interes janë Roma dhe Lazio. Shaqiri edhe më parë ka luajtur në Serie A, ku ka veshur fanellën e Interit, por pa lënë ndonjë gjurmë të madhe.Të kuqtë kërkojnë të fitojnë nga shitja e tij jo pak por 15 milionë euro. Nëse ai do largohet apo jo, në verë do e mësojmë.
Poll