Shakohoxhës nuk i mban gjë barku: Po ju zbuloj nga kush mësoj unë se si të komentoj (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Florjan Binaj, humoristi i njohur, ka qenë mbrëmjen e djeshme në staiumin "Giuseppe Meazza" ku ka ndjekur nga afër takimin mes Romës dhe Inerit. Siç njihet nga të gjitha për humorin e tij në çdo moment, edhe mbrëmjen e djeshme, Binaj nuk ka nguruar të "ngacmojë" gazetarin e njohur sportiv, Dritan Shakohoxha.
Binaj ka nisur të improvizojë duke komentuar ndeshjen me një zë që i ngjante atij të Shakohoxhës. Kjo video nga momenti kur aktori i Portokallisë "komentonte" takimin në "Giuseppe Meazza" është shpërndarë nga vetë gazetari sportiv në profilin e tij në Instagram, duke i shkruar si diçiturë: "Po ju zbuloj nga kush mësoj unë se si të komentoj ".