Bëmat e Dritan Shakohoxhës nuk kanë të sosur! Komentatori i njohur në Shqipëri ka vendosur që në ekipin e tij të marrë dhe djalin e futbollistit të kombëtares, Andi Lila. Ayan është afro 2-vjeç, ndërsa në fshatin turistik, Qerret, që ndodhet në Kavajë, palët kanë lidhur një kontratë.
Mësohet se Lila dhe Shako janë miq, ndaj dhe kjo foto e postuar në faqen e lojtarit në “instagram” është kryer për të treguar afrimitetin që kanë me njëri-tjetrin. Lila vijon të mbetet në merkaton e verës, edhe pse është pjesë e PAS Janinës në kampionatin helen.