Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë të nxehtë të kampionatit. Në Grupin B është një garë mjaft interesante mes 3 ekipeve që ndodhen me pikë të barabarta në krye. Maliqi renditet në vendin e parë për shkak të golavarazhit, ndërsa Tomori dhe Albpetroli ndjekin nga pas me të njëjtën sasi pikësh.
Kjo fundjavë do të jetë mjaft përcaktuese pasi do të ketë një sfidë direkt për vendin e parë. Maliqi do të pres në shtëpi Tomorin për të vendosur se kush do të udhëheq garën. Një mundësi mjaft e mirë për ekipin vendas duke parë që luan para publikut të vet dhe duket më i avantazhuar. Këtë javë skuadra tjetër pretendete, Albeptroli do të jetë pushim dhe në pritje sesi do të dali kryendeshja e kësaj jave.