
Ndeshja e javës së kaluar në Kategorinë e Parë midis Egnatias dhe Besës tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar për mënyrën se si mori rrjedhë në 45 minutat e dyta, ku shumë episode linin të dyshohej se takimi ka qenë i trukuar. Në emisionin "E hëna sportive" në "RTSH 1", gazetari i "Panorama Sport" Besar Bozdo theksoi se momenti më qesharak kur futbollisti i Egnatias Dimo humbi qëllimisht penalltinë dy herë. Ai shtoi se kjo është përgjegjësi e Komisionit të Etikës, e cila sipas tij është inekzistente pasi nuk merr asnjë vendim prej dy vitesh.
"Ishte pasqyrim i asaj që pamë. Pjesën e parë Egnatia bëri dy gola, Besa ishte e dobët. Gjithccka është vendosur gjatë pushimit. Lojtarët e Egnatias u tërhoqën dhe nuk u interesonte më takimi. Dhe penalltia e Dimos e humbi dy herë, dhe herën e dytë e goditi shumë lart.
Sipas informacioneve tona nuk ka nisur hetim. Duhet të vihet në lëvizje Komisioni i Etikës. Prej dy vitesh është inekzistent, nuk ka marrë asnjë vendim", u shpreh Bozdo.