
Kategoria Superiore do të rikthehet sërish në fundjavë dhe do të jetë e ndarë në dy ditë. Sfida "zjarri" janë programuar për javën e 31-të të cilat do të nisin ditën e diel me 3 takime.
Bylis pas humbjes ndaj Skënderbeut do të presë në shtëpi Tiranën që vjen me moralin e lartë pas dy fitoreve të rëndësishme radhazi. Partizani do të ketë një ndeshje të lehtë në letër, ndaj Apolonisë, ndërsa supersfida e ditës së diel do të jetë Kastriot-Skënderbeu e cila do të vendos shumë për dy ekipet që luajnë për mbijetesë. Këto 3 ndeshje do të luhen të gjitha në orën 16:00.
Ditën e hënë, Laçi do të sfidojë Kukësin në shtëpi në orën 15:00, ndërsa në orën 18:00 do të luhet supersfida tjetër e javë së 31-të, Vllaznia-Teuta. Një ndeshje direkt për titullin kampion me dy ekipet që ndodhen në pjesën e sipërme të renditjes.
E diel
Java e 31-të/ Ora 16:00
Bylis-Tirana
Partizani-Apolonia
Kastrioti-Skënderbeu
E hënë
Laçi-Kukësi Ora 15:00
Vllaznia-Teuta Ora 18:00