Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida "zjarri" në të dyja grupet, njihuni me 8 ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria e Parë do të rikthehet të luhet ditën e sotme pas një javë mungesë për shkak të situatës me tërmetin në Shqipëri. Ashtu si Kategoria Superiore, edhe Para zbret në fushë ku do të luhen sfidat e javës së 10 në të dyja grupet.

Në Grupin A do të luhen të gjitha takimet, ndërsa në atë B, do të luhen vetëm 3 sfida pasi dy takimet e tjera janë programuar për t'u luajtur ditën e nesërme.

Kastrioti që kryeson Grupi A, do të luajë në transfertë ndaj Eganatias, ndërsa Korabi I vendit të dytë pret në shtëpi Besëlidhjen. Sfida interesante janë edhe Dinamo-Tërbuni, me dinamovitët që kërkojnë fitoren e parë në kampionat. Dy sfidat e tjera janë Erzeni-Veleçiku dhe Burreli-Shkumbini.

Në Grupi A, Pogradeci kryesus do të ketë një ndeshje të vështirë në shtëpi ndja Devollot, ndërsa Lushnja udhëton në transfertë ndaj Shënkollit që aktualisht mbanë vendin e parafundit në renditje. Sfida tjetër e Grupit B, ditën e sotme është edhe ajo mes Apolonisë dhe Elbasanit që do të luhet në "Loni Papuçiu".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga