Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Sfida që vlen finalen kundër Italisë, Luis Enrique: I kemi idetë të qarta, ndeshje argëtuese

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida që vlen finalen kundër Italisë, Luis Enrique: I kemi

Spanja luan nesër në 21:00 me Italinë në Wembley. Dueli gjysmëfinal vlen për biletën e finales për Europianin 2020. Përpara kësaj sfide, në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri i iberikëve, Luis Enrique. Për trajnerin e Spanjës, ndeshja e nesërme do jetë argëtuese për dy skuadrat.

"Do doja të ishte më e lehtë, por është shumë e vështirë si ndeshje. Italia është një ekip që të argëton kur luan, bën futboll të bukur, ushtrojnë presing përpara, pasojnë dhe driblojnë mirë, dinë të bëjnë presing edhe pranë zonës.

Itali është një ekip i vështirë për t'u përballur dhe mendoj se do të jetë një sfidë shumë argëtuese, me shumë pasion dhe mes dy skuadrave që pëlqejnë të luajnë në të njëjtën mënyrë.

Dueli Chiellini-Morata? Mundohem të mos u jap këshilla lojtarëve kur ata i njohin shumë mirë kundërshtarët e tyre. Unë nuk jam i shqetësuar për Chiellinin, më shqetëson kërkimi i situatave të mira të lojës nga skuadra jonë.

Gabimi për t'u shmangur? I vetmi gabim që nuk do bëjmë, është se nuk do të shkojmë në Wembley të mos tentojmë ta bëjmë ne lojën nga minuta e parë në të fundit. Spanja ime nuk do të jetë e tillë. Ne mund të humbasim, të fitojmë, ta barazojmë, por jam i sigurt që skuadra ime do të jetë besnike e identitetit të saj", tha Enrique.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga