Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida ndaj Laçit dhe merkato, Marantas: Luftëtari do të shpëtojë, ndaj kurbinasve kemi shumë mungesa

Shkruar nga NEWSPORT

Luftëtari do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Laçit. Pas humbjes në shtëpi nga Vllaznia, gjirokastritët udhëtojnë drejt Laçit. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri Marantas. Në fjalën e tij, trajneri grek është shprehur se ndaj Laçit do të jetë një ndeshje e vështirë.

"Me Laçin do të jetë një ndeshje e vështirë. Eshtë një skuadër e fortë që lufton edhe për titull. Megjithatë ne e konsiderojmë si çdo ndeshje tjetër, si të radhës", tha Marantas.

Gjendja e skuadrës? "Luftëtari do të ketë shumë ndryshime në formacion për këtë përballje, e kushtëzuar kjo nga mungesat. Prikas, Demo, Çela e lala nuk do të jenë në formacion. Madje më duhet të mendoj edhe për lojtarin që do të aktivizoj në krahun e majtë. Megjithatë unë kam besim se lojtarët që do të luajnë do të japin maksimumin për të marrë rezultatin pozitiv. Megjithatë e theksoj se problem për mua mbetet goli. Po mundohem të gjej një lojtar të tillë që shënon", u shpreh trajneri i Luftëtarit.

Merkato? "Kam patur një bisedëme drejtuesit e Luftëtarit, para ndeshjes me Vllazninë. U kërkova që të forcohet ekipi në janar. Mua s`më pëlqen të humbasim, por për të fituar më duhen armët e duhura. Ata më premtuan se gjërat do të zgjidhen pas datës 22 dhjetor. Unë jam i pari që besoj në ringritjen e Luftëtarit. Unë jam I pari që besoj se ekipi do të shpëtojë. Por këtë nuk mund ta bëj I vetëm. Duhet edhe drejtuesit të bëjnë ato që na kanë premtuar", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga