
Kombëtarja U21 e futbollit do të zhvillojë sfidën kualifikuese ndaj Anglisë. Ndeshja e programuar për në 15 nëntor ora 18:00 do të luhej në "Elbasan Arena", por duke parë se aty do të luajë edhe Kombëtarja A ndaj Andorrës vetëm një ditë më herët; drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e kanë parë të arsyeshme që të ndryshojnë axhendë.
Ndeshja me anglezët do të luhet në "Loro Boriçi" të Shkodrës. Më herët "shtëpia" e kuqezinjve ishte Elbasani ose Tirana mirëpo kushtet e mira dhe kapaciteti i stadiumit në veri të vendit, kanë sjellë këtë ndryshim. Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi do të spostohen kështu në Shkodër, aty ku kërkohet një mbështetje e lartë nga publiku.
Poll