Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sfida ndaj Andorrës në "Elbasan Arena", zbulohet sa bileta janë shitur deri tani

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida ndaj Andorrës në "Elbasan Arena", zbulohet sa bileta

Në datën 14 nëntor, ora 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena",  Kombëtarja e Shqipërisë do të ndeshet ndaj Andorrës, sfidë e vlefshme për eleminatoret e EURO2020.

Inagurimi i stadiumit të ri kombëtar, si dhe ndeshja pasardhëse ndaj Kampionëve të Botës, Francës, ka ulur ndjeshëm interesin e tifozëve për sfidën ndaj Andorrës.

Zëdhënësi për shtyp pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani, ka lajmëruar se deri më tani për sfidën e të enjtes, ndaj Andorrës, janë shitur më shumë se 2000 bileta. Praktikisht nëse sfida do të luhej sot, do të kishim një reklam jo pozitive në sfidën e ardhshme, pasi do të ishim përballë një stadiumi pothuajse bosh.

Në konferencën për shtyp edhe tekniku Edi Reja iu bëri apel tifozëve, që të ishin të pranishëm në numër të lartë, në sfidën ndaj Andorrës. Pasi lojtarët kanë nevoj për tifozët e tyre në çdo ndeshje, pa marrë parasysh rivalin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga