
Tërbuni do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e parë të fazës së 3-të ndaj Veleçikut. Skuadra pukjane u rendit në vendin e 7-të e tashmë do të luajë në fazën "Play Off" për të siguruar mbijetesën.
Në këtë takim trajneri Edmond Dalipi do të ketë sërish disa mungesa për shkak kartonash dhe dëmtimesh. Janë plotë 6 lojtarë që nuk do të jenë gati ndaj Veleçikut. Mungesë për shkak kartonash Rigers Dushku, Serdar Zagani, Migel Metani, ndërsa për arsye dëmtimi mungojnë Anxhelo Isaraj, portieri Mateo Baçi dhe mesfushori Aldo Selenica.
Poll