Teuta ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Trajneri Renato Arapi duhet të ndërtojë ekipin thuajse nga fillimi, pas largimeve të shumta. Dy largimet e fundit mund të jenë ato të Asion Dajës dhe Jahmir Hykës, të cilët nuk kanë qenë pjesë e seancave stërvitore.
Nëse deri tani janë larguar disa lojtarë, afrimi i vetëm ka qenë ai i Uheid Hoxhës që u largua nga Vllaznia. Durrsakët duhet të lëvizin në merkato nëse kërkojnë të kthehen sërish te suksesi në futbollin shqiptar. Sezoni i fundit ishte dështim, pasi nuk u siguara as pjesëmarrja në Europë.


Galeria fotografike ()
Poll