
Sezoni i Partizanit apo edhe rënia e Flamurtarit, janë disa çështjet më të ''nxehta'' të Kategorisë Superiore. Franc Veliu aktualisht aktivizohet te Gjilani në Supërligën e Kosovës. Në ''FAX SPORT'', nuk mund të mungonte një mendim i Veliut , si një ish i të dy-ja skuadrave dhe si dikush që e ndjen peshën e fanellës. Jo vetëm keq, pasi ai pohon se gjërat do ishin ndryshe nëse Kukësi nuk do linte pikë gabimisht.
"Futbolli në Kosovë është ende larg atij në Shqipëri për shkak të konkurrencës dhe infrastrukturës. Pavarësisht se edhe këtu po nisen që të ndërtohen disa stadiume, do të duhen rreth 3-4 vite që të vijë në përmirësim. Pra në Shqipëri është më mirë në këtë drejtim. Por mendoj se edhe ardhja jonë masivisht nga Superiorja po e rrit nivelin në Kosovë. Flamurtari? Më vjen keq për situatën që po kalohet, e kam ndjekur çdo ndeshje kur kam pasur mundësi. Sinjalet i kanë dhënë që kur kam qenë unë aty, megjithëse ka pasur më tepër lojtarë të mirë atëherë.
E them kështu pasi tani janë të rinjë ata që janë pjesë dhe për këtë arsye duan më tepër kohë.Tani ekipi duhet të mendoj për një rikthim serioz dhe duhet të ketë garanci financiare. Unë e kam menduar që ta mbyll karrierën time te Flamurtari, por dua ta mbyll duke pasur një projekt që do të luftohet për objektiva të mëdha. E kam peng faktin që atëherë nuk jam larguar nga Shqipëria për të vazhduar edhe me Kombëtaren. Kisha oferta nga Gjermania, Zvicra dhe Turqia. Por qendrova te Flamurtari se isha mirë dhe nga marrëdhënia që kisha me presidentin atëherë, Shpëtim Gjikën. Nëse do të kisha ikur do të vazhdoja edhe me Kombëtaren.
Ne lojtarët që luajmë në Shqipëri e dimë që nuk jemi gati për t'u përballur në arenat e njohura europiane me Kombëtaren. Është tjetër mentalitet, tjetër stërvitje, ndryshojnë shumë gjëra. Situata e Superiores? Po Kukësi mund të ishte kandidati kryesor për ta fituar Superioren nëse nuk do të kishte lënë ato pikët gabimisht. Gjithsesi Tirana e ka merituar titullin sipas mendimit tim. Sa i përket Partizanit, nuk e di se çfarë po ndodh aty. Qejfmbetje, flasin shumë...nuk e di. Partizani nuk e ka vendin aty ku është dhe për t'u ngritur duhet fryma e grupit" - pohon Franc Veliu.