Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Sezoni duhet të përfundojë me çdo kusht", REDI JUPI e thotë troç: Nuk e besoj që shteti do merret me problemet e sportit

Shkruar nga NEWSPORT
"Sezoni duhet të përfundojë me çdo kusht",  REDI

Futbolli në Shqipëri është pezulluar si shkak i Coronavirus. Kjo ka bërë që ekonomia të ndalet dhe të lindë një problem i ri. "Hallet" nuk kanë fund pasi çështje më vete është edhe rifillimi i kampionatit. Në një intervistë për Studio Sprint, Redi Jupi ka dhënë mendimin e tij për këto tema të nxehta. Ish "timonieri" i Shpresave të Shqipërisë beson se ky sezon duhet të përfundojë medeomos.

" Ne përherë e kemi kthyer kokën nga shteti, nga qeveria. Sporti është një sektor i ekonomisë që e ka shumë të vështirë të mbijetojë me vetë-financim. Unë nuk besoj që shteti do të merret me problemet që ka sporti. Mbase është moment reflektimi për të gjithë, që kur të kthehemi në normalitet, të bëjnë diçka për ne. Por shpresat që të ndërhyjnë tani, janë shumë të pakta ose fare. Unë mendoj se sezoni duhet të përfundojë në çdo mënyrë, por pa rrezikuar jetë njerëzish. Skenari që unë kam në mendje, që është skenar optimist, është që në një periudhë të caktuar, mbase dhe pas dy muajsh, të ketë një hapje graduale të fillimit të aktivitetit. Për mua, kampionati të mbarojë, nuk ka rëndësi, të mbarojë dhe në shtator dhe të shtyhet sezoni tjetër. Por kampionati duhet të mbarojë, është bërë 75% e garës, nuk hidhet poshtë. Pushime këtë vit nuk kemi, po i bëjmë tani. Sezoni duhet të mbarojë edhe në kurriz të sezonit tjetër, pasi ne e kemi luksin. Edhe në kurriz të Europianit, pasi nuk e kemi detyrim. E theksoj, nuk e kemi detyrim" - thekson Redi Jupi.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga