
Skuadra e Lushnjes në sezonin 2017 -2018 ka qenë një ndër ekipet më të dobëta të historisë, madje ky është sezoni më i keq në Superiore, i verdhejeshilëve.
Myzeqarët, që për herë të parë janë ngjitur në Superiore në vitin 1961, asnjëherë nuk kanë grumbulluar më pak se 16 pikë në një sezon.
Këtë vit, lushnjarët kanë grumbulluar vetëm 10 pikë, ku kanë marrë 2 fitore dhe 4 barazime, duke hyrë në histori. Edhe tifozeria është e inatosur me ekipin, teksa si rallë më parë, numëri i tyre në "Roza Haxhiu" është i pakët.
Poll