Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sezon i shkëlqyer në Shqipëri, gardiani i Superligës merr ftesë për herë të parë nga Edy Reja

Shkruar nga NEWSPORT
Sezon i shkëlqyer në Shqipëri, gardiani i Superligës merr

Alen Sherri do jetë pjesë e Kombëtares kuqezi të drejtuar nga Edy Reja. Gardiani i Laçit ka bërë një sezon të mirë me bardhezinjtë, teksa nuk është lënë pa u monitoruar nga stafi i kombëtares. Sipas Abc, shkodrani do jetë pjesë e emrave që italiani do ftojë për dy miqësoret e qershorit, teksa kjo është hera e parë që ai ftohet nga ekipi A.

Lenia pushim e Berishës dhe Strakoshës prej sezonit të gjatë ka bërë që Sherri ta gjejë veten në kombëtare, duke mos I shpëtuar kjo mundësi. 23 vjeçari këtë sezon ka bërë 34 paraqitje me Laçin, teksa për 18 ndeshje e ka mbajtur portën të paprekur. Më herët Sherri ka luajtur 2 ndeshje me ekipin U-21. Në qershor kuqezinjtë luajnë me Republikën Çeke dhe Uellsin.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga