
Aventura e Maurizio Sarrit në krye të Chelsea duket se ishte vetëm një sezon. Sikurse raporton Sportmediaset, drejtuesit e klubit londinez tashmë po mendojnë për të sjellë si zëvendësuesin e tij Frank Lampard, i cili është një legjendë e bluve.
Lampard fanellën e Chelseas e ka mbajtur veshur në 648 ndeshje, ka ka shënuar 211 gola, duke fituar 3 kampionate, Europa League, por mbi të gjitha edhe Champions League në vitin 2012në atë finale ndaj Bayern Munich.
Ndërkohë, Frank tashmë është trajner i Derby në Championship dhe është kandidat serioz për t'u ngjitur në Premier League.
Poll