
Maurizio Sarri së shpejti mund të jetë trajneri më i ri i Juventusit. Në të njëjtën kohë, edhe drejtuesit e klubit të Chelsea nuk kërkojnë të humbin kohë, dhe duket se kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tyre. Bëhet fjalë për legjendën Frank Lampard, i cili mund të rikthehet përsëri në Stamford Bridge, por kësaj here në rolin e trajnerit.
Sikurse raporton Goal.com, janë janë duke e diskutuar një mundësi të tillë dhe mbetet për t'u parë në vazhdim nëse do të kemi diçka konkrete në lidhje me këtë situatë. Lampard ishte shumë pranë një suksesi të madh në karrierën e tij si trajner, duke iu afruar shumë ngjitjes në Premier League me skuadrën e Derby Country, mirëpo është mundur në finalen e madhe ndaj Aston Vilas.