
Elseid Hysaj duket gjithmonë e më larg Napolit. Nëse ai nuk largohet në këtë merkato, në merkaton e verës sipas mediave italiane thuhet që largimi i tij do të jetë i sigurtë.
Maurizio Sari, trajneri i Chelseat është shumë i lidhur me Hysajn dhe në çdo ekip e do me vete. Kështu që ekipi londinez është hedhur në sulm që ta bëjë të vetin. "CalcioNapoli24 TV" raporton se në garë për Hysajn është futur dhe Atletiko e Madridit.
Drejtori sportiv i Atleticos i ka propozuar Simeones. mbrojtësin kuqezi dhe ky trajneri i Atleticos nuk është aspak kundra një kalimi të tij në Madrid.
Mbetet për tu parë se cili do të jetë ekipi përfundimtar i shqiptarit.
Poll