Sot, është luajtur takimi i radhës Sunderland-Liverpool, në kuadër të javës së 20-të të premier Ligës. Sunderalnd ka bërë detyrën në shtëpi, duke ndaluar në barazim Liverpool-in në këtë takim. Takimi ka përfunduar 2-2, që si duket Viti i Ri ka qenë një ogur i mirë për Sunderland-in.
Fillimisht, për Liverpool shënuan Sturridge në minutën e 19-të dhe Mane në të 71-tën. Ndërsa Sunderland u kundërpërgjigj me dy gola të shënuar nga penalltia nga Defoe, në minutën e 25-të dhe 84.
Që nga minuta e parë me Sunderland është aktivizuar Adnan Januzaj, i cili luajti 79-të minuta dhe më pas u zëvendësua nga Khazri. Januzaj ka bërë një lojë të mirë, duke ndihmuar ekipin në këtë barazim.
Liverpool mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 5 më pak se Chelsea që mban vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.