
KF Tirana renditet në vendin e 6-të dhe akoma nuk ka arritur në maksimumin e saj. Problemet në ekip kanë qënë të shumta, por ka një repart që duket se i ka asgjësuar problemet që egzistojnë. Bëhet fjalë për repartin e acancuar, i cili është më i miri në kampionat, me 20 gola të shënuar.
Një gol më pak ka arritur të shënojë skuadra e Bylisit. Reparti i avancuar është ai që po i jep shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit, trajnerit Julian Ahmataj. Ky i fundit është i vetdijshmëm për potencialin e ekipit të cilin drejton. Se sa gola do arrijë të shënojë Tirana deri në fund të sezonit, mbetet për t'u parë. Vlen të përmendet fakti se ka diferenca në cilësi, sa i përket reparteve. Sulmi po bën mjaft mirë punën e saj, por mbrojtja dhe mesfusha lënë për të dëshiruar.