Kukësi arriti një fitore me përmbysje në “Selman Stermasi” ndaj Tiranës, me rezultatin 3-1. Verilindorët I nisin keq minutat e para, por më pas dominojnë lojën, duke detyruar kundërshtarët vetëm të mbrohen. Një ndeshje e fituar me meritë, e cila ka gëzuar dhe presidentin Safet Gjici. Pas ndeshjes Gjici foli për mediat dhe në fjalën e tij, u shpreh se tashmë kërkonte 3-4 fitore radhazi, po ashtu priste më shumë nga Abazaj dhe Gavazaj.
“Unë besoj që po të kishim barazuar që pjesën e parë do të kishim rezultat akoma më të thellë. Ne brenda objektivit jemi, nuk lëvizim nga objektivi.
Pres që Kukësi të marrë 3-4 fitore radhazi që mund të kapim ritmin dhe mos të ndalojmë. Mendoj që Kukësi është I kompletuar, të gjithë lojtarët janë në formë. Besoj se do të kemi përsëri rezultate pozitive. Uroj që arbitrat mos të gabojnë.
Gavazaj sot luajti mirë, edhe pse kishte një rast për të shënuar. Jo të gjitha rastet shënohen, por gjithësesi luajti mirë. Pres akoma më shumë nga Abazaj dhe Gavazaj. Të dalin atje ku kanë qenë si lojtarë. Duhet akoma më shumë punë sepse kampionati do të vështirësohet akoma më shumë. Besoj se do të arrijmë objektivin që kemi vënë në fillim” , tha presidenti Gjici.