Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Safet Gjici i kënaqur nga skuadra”, Drejtori i Kukësit analizon kundërshtarët: Tirana më pëlqen, Partizanit i mungojnë pikët dhe loja

Shkruar nga NEWSPORT
“Safet Gjici i kënaqur nga skuadra”, Drejtori i Kukësit

Kukësi mori një fitore të artë 2-1 ndaj Tiranës pak ditë më parë në ndeshjen e javës së 9-të të Superligës. Verilindorët ngushtuan diferencën me bardheblutë dhe tani Tirana është vetëm 3 pikë larg. I ftuar në emisionin “Skaner”, Pero Pejic u shpreh se presidenti Gjici është i kënaqur nga skuadra deri më tani, ndërsa më pas drejtori sportiv i Kukësit analizoi edhe kundërshtarët.

“Ne javët e fundit kemi qenë në situatë të keqe, sepse po të fitonte Tirana, shkonte 9 pikë diferencë. E rëndësishme për ne ishte të mos humbnim ndeshjen. Jemi shumë të kënaqur që tani jemi 3 pikë larg. Tirana më pëlqen. Ka mbrojtje, mesfushë dhe sulm shumë të mirë. Vllaznia luan futboll shumë të bukur. Partizani nuk ka pikë, as loja nuk është e mirë. Dinamo luan pas shumë kohësh në Superiore. Deri tani Gjici është i kënaqur, me atë që skuadra po tregon”, u shpreh Pejic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga