
Skënderbeu do zhvillojë sonte në mbrëmje, në orën 19:00 ndeshjen e fundit në Europa League ndaj Young Boys-ave. Pak orë para takimit, Sabjen Lilaj ka postuar një foto nga momenti i konferencës që Skënderbeu zhvilloi ditën e djeshme.
I pari që i ka komentuar Lilajt ka qenë kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, i cili me shaka ka bërë "kritikën" e parë, duke i shkruar: "Ku e ke qafën o dhi", ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lilaj, i cili ja ka kthyer: "E kam haru me vete o dhi".
Keto batuta kanë ardhur pasi në foton e postuar nga lojtari i Skënderbeut, qafa e Lilajt nuk duket dhe Karabeci nuk ka nguruar të bëjë pak shaka, pasi dihet se lojtarët janë miq të mirë dhe që shpesh herë shkëmbjenë batuta mes tyre.
[gallery columns="1" size="full" ids="178506"]