Kukësi do të ndeshet me malazezët Rudar Plevja në turin e parë kualifikues të Europa League. Edhe një vit më parë kuksianët u ndeshën përsëri më një skuadër të Malit të Zi, pikërisht Mlladostin, të cilin e eleminoi nga Europa League. Rudar Plevja fitoi kupën e Malit të Zi, ndërsa në kampionat zuri vendin e tretë sezonin e shkuar. Ndeshja e parë do të luhet në 30 qershor , kurse ajo e kthimit me 7 korrik.