
Tirana dhe Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e parë miqësore për sezonin e ri. Dy ekipet e Kategorisë Superiore kanë nisur përgatitjet prej disa ditësh, ndërsa nesër do të zbresin në fushë për të testuar lojtarët.
Ndeshja do të startojë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin "Selman Stermasi", ndërsa do të jepet pa pagesë edhe në RTSH. Ka qenë vetë skuadra e Egnatias që e ka zbuluar një gjë të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare.
Poll