Tirana do të luajë ditën e nesërme miqësoren e radhës ndaj Besës, skuadër që militon në Kategorinë e Parë. Duke parë ndalesën e kampionatit nga bojkoti i Ligës Profesioniste, klubet kanë vendosur të luajnë ndeshje miqësore për të mbajtur lojtarët në formë.
Bardheblutë pas miqësores së fundit ndaj Shqipërisë U-21 ka vendosur që të zbresi sërish në fushë. Ndeshja do të luhet në "Selman Stermasi në orën 16:00 pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19, ndërsa ky takim do të jepet falas për tifozët në RTSH Sport.

Poll