
Në prag të sfidës ndaj Flamurtarit krah Hallaçit ka folur dhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku i cili ka qenë prej disa ndeshjes jashtë fushave për shkak dëmtimesh. Rrumbullaku nuk beson te situata jo e mirë e Flamurtarit dhe shprehet se Kukësi duhet të japi maksimumin për të marr fitoren.
"Kam qenë shumë kohë jashtë fushe për shkak dëmtimi. Jam rikthyer, luajta disa ndeshje fazën e dytë. Bëra një fazë përgatitore të mirë, kam punuar shumë dhe shpresoj të jem gati për të ndihmuar ekipin për të arritur objektivat tona. Jam apo jo në formacion, e di trajneri. Detyra ime është të bëj maksimumin dhe të jem gati për trajnerin".
"Situata e Flamurtari? Jemi profesionistë, shikojmë çdo ndeshje veç. Shikojmë ekipin tonë, nuk na intereson kundërshtari. Duhet të jemi të gatshëm, të japim maksimumin. Mendojmë vetëm tre pikët, që nuk i morëm me Laçin", përfundoi Rrumbullaku.