
Edvin Libohova nuk do të jetë më presidenti i Ligës Profesioniste në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai në një prononcim për "Top Channel" duke dhënë edhe arsyet e këtij largimi. Pamundësia për të qenë I angazhuar me Ligën ka bërë që Libohova të largohet nga ky post.
"Për shkak të ritmit dhe angazhimit maksimal që duhet në këto momente për t'u marrë me ligën dhe pamundësisë time për të qenë i angazhuar plotësisht i kam paraqitur anëtarëve dorëheqjen.
Rendësi ka që qeveria i njohu problemet dhe i pranoi, herët a vonë do të bëhet një ligj funksional dhe jo formal.
Ne nuk e kemi në edukatë trasferimin e riskut të shpenzimeve nga klubet tek kompanitë e sigurimit, një shpenzim, ekstra që duhet të mësohemi pasi deri dje këto shpenzime i mbulonte shteti ndërsa sot janë një kosto ekstra për ta", u shpreh Libohova.