
Fitorja e sotme me Flamurtarin ka rritur shpresat te Kukësi se tashmë mund ta rivalizojnë haptazi Partizanin pas hoshilacioneve në rezultate që skuadra pati në fazën e parë dhe në fillimin e fazës së dytë. Futbollisti Eduart Rroca shpreson që Partizani nesër të hedhë hapa fals në ndeshjet në vijim për t'i dhënë mundësi Kukësit ta parakalojë. Megjithatë, ai shtoi në "Zona Gol" se skuadra e tij duhet të bëjë detyrën duke marrë maksimumin e mundshëm në ndeshjet në kampionat.
"Diferenca me 2 pikë me Partizani? Shpresojmë të mbetet kaq. Edhe 3 s'është keq. Nuk është shumë për t'u shqetësuar te kjo pjesë. Shpresojmë që Partizani të ndalet në ccdo hap. Por ne duhet të shikojmë punën tonë dhe të marrim ndeshjet një e nga një", deklaroi për herë të fundit futbollisti Rroca.