Ardian Ismajli është një nga “shtyllat” e kombëtares shqiptare në repartin e mbrojtjes. Lojtari i Empolit së bashku me Berat Gjimshitin kanë krijuar në dyshe simaptike në prapvijë, ndërsa njëri prej tyre rrezikon duelin me Çekinë.
Pikërisht Ismajli u dëmtua në sfidën me Interin, ndërsa la fushën e lojës në minutën e 51-të. Mbrojtësi ka një shqetësim në kofshën dhe në ditët e ardhshme do të mësohet edhe koha e rikuperimit të tij.
Sfida me Çekinë është në rrezik, me Sylvinhon që “kryqëzon gishtat” që lojtari të jetë i gatshëm për duelin ndaj çekëve, pasi është i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Por nga ana tjetër dita e sotme është e veçantë për Ismajlin.
Mbrojtësi feston 27-vjetorin e tij të lindjes dhe FSHF-ja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen futbollistit, i cili prej 5 vitesh mban të veshur fanelën kuqezi.
“Prej 5 vitesh pjesë e Kombëtares ⚫, Ardian Ismajli feston sot 2️⃣7️⃣ vjetorin e lindjes dhe familja e madhe e futbollit shqiptar i uron atij më të mirat në jetë dhe karrierë!
Happy Birthday Ardian!”, ka shkruar FSHF.