Dinamo do të luajë ditën e nesërme në orën 14:00 një ndeshje të rëndësishme përballë Kastriotit. 18 herë kampionët e vendit pas humbjes në shtëpi ndaj Korabit kërkojnë të reagojnë pasi ndodhen në vendin e fundit në renditje. Një transfertë e vështirë për Dinamon duke parë që përballë do të jetë vendi I parë në klasifikim. Në një prononcim për “RTSH Sport”, ka folur dhe trajneri I Dinamos, Fabrizio Cammarata. Në fjalën e tij tekniku italian u shpreh se ky do të jetë një takim I vështirë, por ka besim te skuadra e tij dhe mbijetesa.
“E dimi që kemi një ndeshje të vështirë ndaj ekipit të vendit të pare. Ne do shkojnë atje për të bërë lojën tonë. Ndaj Korabit kemi luajtur vetëm ne në fushë, ndërsa ata shënuan vetëm nga dy gabimet tona. Edhe barazimi nuk do të ishte një rezultat I mirë për ne pasi donim vetëm fitore.
Lojtarët e ardhur në merkato kanë një gjendje të mirë dhe punojnë çdo ditë për të arritur formën maksimale. Kemi dhe 3 ndeshje para se do të mendojmë për fazën e fundit. Nëse vazhdojmë kështu jemi në rrugën e duhur. Jam I lumtur që janë rikhyer edhe tifozët në stadium pasi lojtarët kanë nevojë për mbështetjen e tyre”, u shpreh trajneri italian. Dinamo renditet në vendin e fundit me 8 pikë duke rrezikuar rënien në Kategorinë Dytë.