
Diego Armando Maradona ka përfunduar në polici pasi ka rrahur të dashurën e tij. Mësohet se legjenda argjentinase është konfliktuar me Rocio Olivan në një hotel të Madridit dhe më pas situata është tensionuar. Argjentinasi ka ushtruar dhunë mbi të dashurën e tij, megjithatë kjo e fundit nuk e ka denoncuar.
Sipas mediave spanjolle në orën 8:20 të mëngjesit, në hotelin "Mirasierra Suites" ka mbërritur policia, ku ka marrë në pyetje yllin e futbollit botëror. Ai është shoqëruar në ambientet e policisë, por më pas është lënë i lirë.
Poll