Boksierja braziliane Viviane Obenauf ka rënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se ajo ka rrahur për vdekje bashkëshortin e saj (Thomas) në restorantin e tij, pikërisht në Zvicër. Në këto kushte, policia ka arrestuar menjëherë 34 vjeçaren, ndërkohë po merret me shkaqet e ngjarjes. Kujtojmë që dyshja u martua në janarin e këtij viti, ndërsa të lidhur kanë qëndruar për shumë kohë.
Obenauf njihet si një femër problematike dhe nuk është një emër i panjohur për forcat e policisë, pasi ajo është arrestuar edhe më parë. Sa i përket karrierës profesionale, Obenauf ''përveshi mëngët'' në vitin 2014. Fitoret që ia vlen të përmenden janë ato ndaj Monika Antonik, Natasha Jonas, Maja Milenkoviç apo dhe Amra Okugiç.
