
Tirana do të luajë ditën e sotme sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Bylisit në transfertë. Trajneri Egbo ka vendosur të bëjë një rotacion dhe të fusi në fushë 5 lojtarë të ndryshëm nga formacionit titullarë. I ftuar në emisionin "Gol pas Goli", ish sulmuesi dhe ish-trajneri I Tiranës U-19, Migen Memelli ka kritikuar trajneri Egbo për këto ndryshime si dhe ka mbrojtur Osmanin pasi ky I fundit ka pasur një debatë me trajnerin bardheblu.
"Sot kemi 5 lojtarë të rinj dhe 6 është Hoxhallari që sot luan mbrojtës qendre. Ky rotacion vjen në një moment jo të përshtatëshëm e këtë rotacion mund ta bëjë ndaj Flamurtarit, Luftëtarit edhe Besëlidhjes. Unë I qendroj gjithmonë mendimit që them e Tirana është e aftë me stolin që ka të luajë me çdo lojtarë në formacion. Ismailgeci ka një të ardhme përpara, Karabeci ka eksperiencë, Halili ka treguar se çfarë di të bëjë në Superligë si dhe Hasani ka mjaft eksperiencë. Osmani është një mik shumë I mirë I imi dhe debatin që ka bërë te Tirana nuk e bënte te Skënderbeu. Nuk mund të futet një lojtar me eksperincë në minutat e fundit.