Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

RONALDO "fenomeni" harron Barcelonën: Me Real MADRID ndryshuam futbollin

Shkruar nga NEWSPORT
RONALDO "fenomeni" harron Barcelonën: Me Real MADRID ndryshuam

Një nga sulmuesit më të mirë në botë është padyshim Ronaldo Nazario, i njohur si "Fenomeni" i cili ka bërë historinë me Brazilin, si dhe ekipet ku ka luajtur. Ronaldo ka qenë pjesë e shumë ekipeve të mëdha dhe rivale me njëra-tjetrën si: Real Madrid-Barcelona dhe Inter-Milan, ndërsa tani vazhdon karrierën në futboll si president i klubit spanjoll Valladolid. Në një intervistë të gjatë Ronaldo foli për karrierën e tij tek çdo skuadër që ka luajtur dhe zbuloi ekipin ku ka shkëlqyer më shumë. Braziliani ka lënë në një vend të dytë të gjitha ekipet ku ka luajtur përveç Real Madridit.

Lamtumira me Barcelonën:

"Unë kisha firmosur një kontratë në fund të sezonit për rinovimin tim. Pastaj u nisa për në kombëtare me Brazilin dhe 5 ditë më vonë më thirrën dhe më thanë se nuk kemi rinovuar ende. Unë kam dashur të qëndroj, por ishte klubi që nuk e konsideroi të tillë", u shpreh Ronaldo.

Real Madrid?

"Në ekipin kombëtar Roberto Carlos gjithmonë më ka thënë se çfarë ishte të luaje për REal Madrid dhe kjo ndikoi tek unë. Vite më vonë kam dashur ta shoh me sytë e mi Unë arrita në REal Madrid dhe zbulova një klub shumë më të madh se çfarë më thoshte Carlos. Në atë kohë ne ishim një gjeneratë fituesish që ndryshuam futbollin", tha Ronaldo.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga