Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Roma nuk u ndërtua për 1 ditë”, fjalët e para të Klodian DUROS te Lushnja: Nga nesër vetëm punë

Shkruar nga NEWSPORT
“Roma nuk u ndërtua për 1 ditë”, fjalët e para

Klodian Duro është trajneri i ri i Lushnjës. Posti ju besua nga kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputeti Taulant Balla, prandaj dhe Duro e ka nisur me falenderimin për ta, njoftimin për aventurën e re.

Më tej ish- trajneri i Kukësit, Kamzës dhe Luftëtarit në Superiore tregon se puna për krijimin e një skuadre kompetitive do nisë që nga dita e nesërme dhe kërkon shumë përkushtim.  

“New season, new challenge, new team, new goals @kflushnja
Faleminderit kryetares së Bashkisë @sefaeriselda dhe z @taulantballaps që më besuan drejtimin e vazhdimit të këtij projekti për krijimin e një klubi profesionist dhe për të rikthyer Lushnjën atje ku i takon, në Superiore @fshforg.
Ftoj të gjithë bizneset, tifozët, qytetarët dhe çunat e Lushnjës t'i bashkohen e të mbështesin këtë projekt ambicioz që fillon nga ekipet zinxhir të fëmijëve të Akademisë e deri tek ekipi A.
Roma nuk u ndërtua për një dite por më shumë punë dita ditës.
Dhe ne të bashkuar dhe me shumë punë do ja dalim ta rikthejmë Lushnjën në Superiore për të mirën e të gjithë femijëve, qytetarëve dhe tifozave lushnjarë.
Nga nesër vetëm punë.
Forca Lushnja”, shkruan Klodian Duro në rrjetin social Facebook.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga