Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Roma e dobët në marketing, gafë me fanellën e El Sharauit

Shkruar nga NEWSPORT
Roma e dobët në marketing, gafë me fanellën e El Sharauit

Skuadrat e mëdha të futbollit dihet që e kanë një armë të fortë në funksionimin e tyre marketingun, ku bën pjesë edhe shitja e fanellave të lojtarëve të tyre të famshëm. Por Roma duket se nuk është mirë në këtë drejtim. Pasdite Roma do të jetë në Pinzolo për të nisur përgatitjet e sezonit të ri, që nis në gusht me Champions League. Gjithçka gati në qendrën sportive “Pineta”, ku është edhe dyqani i Romës, por duket se ka një problem me numrat e fanellave. Shpërqendrimi ka sjellë një gafë me fanellën e El Sharauit, që ka ende numrin 22,  numër që sezonin e ri do ta mbajë Mario Rui. Ish-lojtari i Milanit ka zgjedhur fanellën me numër  92, por te dyqani i Romës duket se e kanë harruar këtë fakt.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga