Marash Kumbulla prej muajsh është larg fushave të blerta, me mbrojtësin e kombëtares që për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të japë kontributin e tij në pjesën e parë të sezonit. Shqiptari pritej që nga java në javë të rikthehej në fushë, por diçka e tillë është shtyrë sërish.
23-vjeçari prej më shumë se një muaji stërvitet me skuadrën, por sipas “Il Tempo” rikthimi i tij në fushë është shtyrë për shkak të një ngurtësimi të aduktorit që po ngadalëson fazën e rikuperimit të lojtarit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka vetëm një dëmtim të lehtë.
Gjasat janë që lojtari të grumbullohet dhe të marrë minuta në një nga ndeshjet e ardhshme në Serie A ose në Kupën e Italisë. Me rikthimin e Kumbullës do të ketë më shumë alternativa zgjedhjeje nga Jose Mourinho për pjesën e mbetur të sezonit.